Denis Xibri: LSI do jetë gjithmonë institucioni denoncues për çdo shkelje të ligjit

Epo të dalë edhe policia kundër ligjit dhe të sulmojë median e lirë, vetëm në diktaturë dhe në Shqipëri ndodh. Ndoshta është e njejta gjë. Ndoshta dhe Shqipëria po kalon në diktaturë.
Pas 4 vitesh dështimi me sukses të policisë duke e çuar Shqipërinë vendin e parë në botë për prodhimin e kanabisit, misioni i 4 viteve të ardhshme do jetë vendosja e terrorit ne vend që njerëzit mos të kenë respekt për uniformat e policisë por frikë, jo nga policia, por nga kryeministri ynë i çmendur që po e çon Shqipërinë në diktaturë të pastër.
Me 11 “ministra” që nuk dinë farë e fe dhe me një kryetar kuvendi që është mishërim i komunizmit, të gjithë janë servilat e kryetimonierit që me lekët e hashashit blenë votat në zgjedhjet e kaluara dhe u shpëblyen me poste ministrore.
LSI do jetë gjithmonë institucioni denoncues për çdo shkelje të ligjit që qeveria e çmendur do mundohet t’i bëjë Shqipërisë dhe shqiptarëve. LSI nuk do lejojë kurrë një njeri të çmendur të marr peng Shqipërinë.
Shqipëria nuk meriton diktaturë, por demokraci. Shqiptarët meritojnë që paratë që shteti mer nga taksat e tyre, të shkojnë për investime dhe jo në xhepat e kryeministrit dhe anëtarve të tjerë të bandës së tij hashashit.
Shqipëria vlen më shumë se një timon!

(Integrimi.al/ Xh.N)

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al