Nga Liard Saliasi: “LSI me programin e saj do që çdo i ri dhe e re të ndihet sa më mirë në vendin e tij ku të ketë një arsimim më cilësor, një punësim më të mirëpaguar dhe më të kualifikuar”

Lëvizja Socialiste për Integrim është një lëvizje që garanton stabiltetin e politkës shqiptare.  Lëvizja Socialiste për Integrim pikën kyçe të programit të saj ka punësimin e të rinjve pasi çdo  i ri dhe e re i vetmi opsion që kërkon të zgjedhë është që të shkojë jashtë Shqipërisë. Lëvizja Socialiste për Integrim me programin e saj do që çdo i ri dhe e re të ndihet sa më mirë në vendin e vet dhe pranë familjes së tij ku të ketë një arsimim më cilësor, një punësim më të mirëpaguar dhe më të kualifikuar dhe për të pasur një sistem taksash më të lehtësuar dhe më të arritur për sistemin tonë. Ku çdo i ri dhe e re mos ta shikojë më si opsion largimin nga Shqipëria, por të qëndrojë në vendin e tij.
Lëvizja Socialiste për Integrim dënon ashpër të gjithë ata politikanë e punëtorë të policisë së shtetit që falë atyre çdo cep i Shqipërisë sonë të dashur është kanabizuar dhe paratë e drogës  po përdoren për të blerë votën e qytetarëve të ndershëm.
Kjo nuk është Shqipëria që duam. Shqipëria që duam është ajo që na garanton stabilitet politik, një turizëm ku të tërheqim investitorët e huaj dhe jo t’i largojmë ata.
Ka ardhur koha për ndryshim dhe fatin e Shqipërisë duhet ta marri në dorë rinia shqiptare. Qytetarët kanë shansin në 25 Qershor si asnjëherë më parë, me votën e tyre për LSI sepse ne jemi forca e rinisë, jo e oligarkisë.Në 25 Qershor#Voto1 #VotoLSI.

Liard Saliasi

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al