Ylli Manjani: Drejtësia kokëulur para kryeministrit.

Gjykata e Beratit vendosi sot që Prokuroria të mos vijojë hetimet ndaj Kryeministrit Edi Rama. Procesi në Berat zhvillohet pas padisë së LSI-së kundër kreut të qeverisë, për thirrje antikushtetuese gjatë fushatës së fundit të zgjedhjeve parlamentare.

Në mitigun e Beratit, një vit më parë, Edi Rama u bëri thirrje punonjësve të policisë që të lënë detyrën dhe të mbrojnë votat e Partisë Socialiste.

Një vit më pas Gjykata e Beratit ende nuk e ka shqyrtuar çështjen ndaj kreut të qeverisë. Me vendimin e sotëm për mosvazhidmin e hetimeve, procesi duket se po shkon drejt mbylljes.

Ish-ministri i LSI-së, Ylli Manjani deklaroi se drejtësia po zbaton porositë e kryeministrit.

“Drejtësia kokëulur para kryeministrit. Ky kryeministër përbën rrezik për zgjedhjet e lira dhe të ndershme në Shqipëri”,- u shpreh Manjani.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al