Nga Ylli Manjani

Çfarë dëshpërimi!

Qeveria ka hapur kapitullin propagandistik me titull “opozita është njësoj e inkriminuar”.

Aq të dëshpëruar janë saqë rrenat që thonë ju zbulohen shumë shpejt.

Opozitës së sotme mund ti thuash e paaftë, e dobët, jo bindëse, e keqorientuar. Mund edhe ta akuzosh për keqqeverisje gjatë kohës që ishte në pushtet, por kurrsesi e lidhur me trafikun e drogës.

Këtë gjë tashmë ska peshk që se di se e bën QEVERIA! Qeveria që është në pushtet me paratë e drogës dhe me mbështetje të hapur të fortësh e kriminelësh.

Kjo është qeverisja më e keqe që ky vend ka njohur në 30 vitet e fundit!