Ylli Manjani: Kultura gjermane në zbatimin e ligjit, ajo që i duhet Shqipërisë

Ministri i Drejtësisë Ylli Manjani, thotë se reforma në drejtësi ka nevojë për mbështetjen dhe mendësinë gjermane. Deklarata e tij u bë sot gjatë një takimi që pati me homologun gjerman Heiko Maas dhe Sekretarin Parlamentar për Drejtësinë, Christian Lange. Ai tha se Gjermania është partner i preferuar i Shqipërisë në Europë dhe se pa të nuk do të kishte qenë i mundur as anëtarësimi në NATO dhe as marrja e statusit të vendit kandidat për në BE.

“Shqiptarët besojnë në makinat dhe produktet gjermane. Prandaj duam që reformës në drejtësi ti vendosim një motor gjerman që të fitohet besimi tek drejtësia”, u shpreh Manjani, duke shprehur mirënjohje për rolin e misionit EURALIUS. Ai tha se ligjet proceduriale do të hartohen sipas modelit gjerman dhe se kultura gjermane në zbatimin e ligjit është ajo që i duhet Shqipërisë.

Dy politikanët gjermanë nga ana e tyre e cilësuan reformën në drejtësi si të domosdoshme për anëtarësimin për në Bashkimin Europian, duke nënvizuar se konsensusi është i domosdoshëm për jetëgjatësinë e saj. Në vijim u tregua gatishmëria e Gjermanisë për të mbështetur Shqipërinë dhe u bë me dije se së shpejti do bëhet një vizitë në vendin tonë për të mbështetur reformën në drejtësi. Politikanët gjermanë apeluan partitë që të çelin dialogun politik.

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al