Ylli Manjani: “Plotësisht te fokusuar në përmirësimin e legjislacionit në vend”

15625987_1398961626783758_1563573143850271658_oMinistri i Drejtësisë, z. Ylli Manjani në një takim me Kryetarin e Prezencës së OSBE-së në Shqipëri, Ambasadorin Bernd Borchardt.

Ministri Manjani vuri në dukje se përmes projekteve të saj, kjo prezencë ka ndikuar mjaft pozitivisht në promovimin e një sërë komponentëve të sistemit të drejtësisë. Ndërsa Ambasadori Borchardt garantoi vijimin e asistencës përmes projektesh të rëndësishme, ndërkohë që e informoi Ministrin Manjani se janë në proces vlerësimi disa nisma konkrete me fokush sistemin penitenciar si dhe gjyqësorin. Ministri Manjani theksoi se institucioni që ai drejton do të tregojë një vemëndje të veçantë në drejtim të standardizimit të shërbimeve ligjore dhe se do të jetë plotësisht i fokusuar në përmirësimin e legjislacionit në vend.

Bashkëbiseduesit vlerësuan mjaft pozitivisht projektin “Drejtësi pa vonesa“, ndërsa z. Manjani shprehu mbështetjen për vazhdimin e mëtejshëm të këtij projekti, duke propozuar të mbahet në vëmendje shtrirja e tij në të tjera gjykata të vendit dhe veçanërisht në ato administrative. Ndërsa Ambasadori Borchardt u shpreh optimist për zgjerimin e mëtejshëm të bashkëpunimit në të ardhmen në fusha më interes të përbashkët, sidomos në kuadër të zbatimit të reformës në drejtësi.

(Burimi:Integrimi.al/Xh.N)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al