Ylli Shehu/ Opozita jonë, me Klajdën, Kejdin, Floidën, Endritin dhe Luanin, do të jetë avokatja më e fortë e qytetarëve të qarkut të Tiranës


I nënti në listën e LSI-së në Tiranë, Ylli Shehu ka falenderuar të gjithë votuesit ndërkohë ka dhënë edhe premtimin se banorët e Kamzës dhe Paskuqanit do kenë gjithmonë vëmendjen maksimale të tij. Gjithashtu ai theksoi faktin që edhe pse personalisht nuk do jetë në parlament zëri i qytetarëve do jetë i përfaqësuar denjësisht nga Klajda, Kejdi, Floida, Endriti, Luan Rama dhe se kjo opozitë do jetë avokatja më e fortë e qytetarëve të Tiranës dhe gjithë Shqipërisë.

Statusi i plotë:
Besimi juaj është një borxh i madh moral për mua.
Edhe pse personalisht nuk do të jem në parlament, partia ime do tju përfaqësojë çdo zë tuajin denjësisht.
Opozita jonë, me Klajdën, Kejdin, Floidën, Endritin dhe Luanin, do të jetë avokatja më e fortë e qytetarëve të qarkut të Tiranës.
Kamza dhe Paskuqani do të kenë vëmendjen time maksimale. Përqafim të ngrohtë për çdo votues.

Burimi:( integrimi.al / E.S ) 

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al