Detaje të reja janë publikuar për vrasjen e ndodhur në Laprakë mbrëmjen e 26 Dhjetorit ku humbi jetën 17-vjeçarja Griselda Gjikolaj dhe mbeti i plagosur 23-vjeçari, Erion Benga.

Referuar dosjes së kësaj ngjarje, e zbardhur nga News 24 thuhet se e reja Griselda Gjikolaj prej kohësh përndiqej nga autori i dyshuar i ngjarjes, Roberto Perpepaj, madje 10 ditë para se të ndodhte vrasja ajo kishte kërkuar edhe mbrojtje.

Griselda shqetësimin e saj ia kishte shfaqur edhe të fejuarit, Saimirit, me të cilin ishte edhe në kafe natën e vrasjes. Gjithashtu në kafe ishte edhe miku i Saimirit, Erion Benga dhe një tjetër vajzë.

Por sikurse është raportuar edhe më parë në lokalin ku Griselda, Saimiri, Erion Benga dhe një tjetër vajzë ishin duke konsumuar kafen, të pranishëm në një tjetër tavolinë ishte edhe autori i dyshuar i shoqëruar ky nga një tjetër person.

Erion Benga është konflikutuar me Robert Perpepaj-n dhe në zënka e sipër e ka goditur me shpullë 19-vjeçarin.

Pak momente me vonë, kur ora shënonte 18:30, pasditen e 26-Dhjetorit të katër personat, mes tyre edhe Griselda kanë dalë nga lokali dhe i janë drejtuar makinës.

Më pas ata kanë hipur në makinë, ku shofer ishte Erion Benga, në vend të parë i fejuari i Griseldës, Saimiri e në sendiljet e pasme dy vajzat. Por sapo janë nisur para i kanë dalë dy djem të rinj dhe i kanë thyer xhamat e makinës me leva.

Pas tej autori i dyshuar Robert Perpepaj i është afruar makinës dhe ka qëlluar 17 vjeçaren me dy plumba në kokë, ndërsa Erion Bengën e ka lënë të plagosur.

23 vjeçari Benga ndonëse i plagosur, ka udhëtuar me automjetin e tij në drejtim të spitalit të Traumës, por ende pa mbërritur në duart e mjekëve, Griselda kishte ndërruar jetë.

Aktualisht Benga është në gjendje të stabilizuar shëndetësore.

Të dyshuarit Robert Perpepaj dhe Ronald Muzhaqi, ndaj të cilëve rëndon akuza e vrasjes në rrethana të tjera cilësuese ndaj dy ose më shumë personave, kryer në bashkëpunim, kanë mundur ta realizojnë planin e tyre kriminal në më pak se dy minuta.

Aktualisht, në kuadër të hetimeve të ngjarjes, Prokuroria e Tiranës po vijon me marrjen e dëshmive të familjarëve të viktimës.