Shenja jote e horoskopit flet shumë për ty. Momenti kur ti ke lindur janë caktuar shumë gjëra për ty dhe një ndër to edhe pika jote e dobët.

Është shumë gjë e mirë të njohësh veten tënde, pasi të shërben në hapat që do të ndërmarrësh.

Dhe një nga gjërat më thelbësore që duhet të dish ëhstë pika jote e dobët. Dhe këtë ta tregon as më shumë e as më pak se shenja jote e horoskopit.

DASHI:

Personave të shenjës së Dashit ju pëlqen të udhëheqin. Duke qenë se kanë të gjitha cilësitë e një lideri atyre nuk iu pëlqen të marrin mendimet e të tjerëve dhe bëjnë gjithmonë vetëm sipas kokës së tyre.

DEMI:

Demi është një shenjë që i pëlqen siguria dhe rehatia. Ata nuk dëshirojnë të provojnë eksperienca të reja nëse kanë gjetur rehat me diçka. Kjo bën që shpesh të humbasin shumë.

BINJAKËT:

Ndryshe nga shenja e Demit, Binjakët janë gjithmonë në ndryshim. Shumë rrallë ndodh që Binjakët të gjejnë paqe e të mos ndryshojnë. Ata kërkojnë gjithmonë gjëra të reja e kjo bën që ndonjëherë edhe të dështojnë.

GAFORRJA:

Gaforret kanë shumë probleme me vetëbesimin. Ato kërkojnë gjithmonë mendimin dhe aprovimin e personave të tjerë sepse i vlerësojnë më shumë se veten.

LUANI:

Luani dëshiron gjithmonë të jetë protagonist dhe në qendër të vëmendjes. Ata harrojnë se dhe personat rreth tyre kanë nevojë për ta dhe kështu pa dashur kthehen në arrogantë.

VIRGJËRESHA:

Personat e shenjës së Virgjëreshës duan gjithmonë të dinë përse ndodh diçka. Ata dëshirojnë të gjejnë një arsye për gjithçka dhe kjo bën të jenë shumicën e kohës të shqetësuar.

PESHORJA:

Nëse Peshorja inatoset me ju atëherë e keni punën keq. Peshoret mbajnë shumë inat dhe kjo nuk kalon lehtë. Ata do të vazhdojnë të jenë të mërzitur me ju për një kohë të gjatë.

AKREPI:

Akrepi vuan nga xhelozia e tepërt. Ata janë xhelozë për gjithçka dhe shpeshherë shumë mosbesues.

SHIGJETARI:

Shigjetarët nuk çojnë asgjë deri në fund. Ata mërziten shpejt dhe gjithçka që zgjat ju duket monotone.

BRICJAPI:

Bricjapi është shumë punëtor. Kjo është gjë e mirë por edhe e keqe. Të fiksuar pas punës ata harrojnë të kujdesen për veten e tyre e aq më tepër për personat që i rrethojnë.

UJORI:

Ujori gjen gjithmonë diçka për të kritikuar. Ka gjithmonë një gjë që nuk i pëlqen kësaj shenje. Dhe kur të gjitha janë në rregull, me siguri ujori do ta gjejë një detaj që ta kritikojë.

PESHQIT:

Kjo shenjë ka emocione shumë të trazuara. Kjo bën që të mos jenë kurrë të qetë dhe nuk arrijnë të përballen me realitetin. E shmangin atë sa më shumë të jetë e mundur.