Zbulohen mesazhet e Xhani De Biazi, Jemi në tryezën e pasanikëve

Mediat italiane kanë zbardhur mesazhin (SMS) që trajneri i Kombëtares shqiptare të futbollit, Xhani De Biazi, i ka dërguar Klaudio Ranierit pas fitores që skuadra e tij, Lestëri, arriti ndaj Mançester Sitit një ditë më parë.Aktualisht, Lestëri udhëheq klasifikimin e kampionatit anglez me 53 pikë dhe kryesimi i Ranierit shihet si një nga suprizat e mëdha në këtë sezon

.Një ditë pas fitores së Lestërit me rezultatin 3-1 ndaj Mançester Sitit, mediat italiane kanë zbuluar edhe mesazhin që De Biazi i dërgoi kolegut të tij. “Nga mrekullitë kupton Xhani de Biazi, i cili dje ishte para ekranit të televizorit dhe ka shpenzuar disa minuta për t’i dërguar një mesazh (SMS), Ranierit”,-shkruajnë mediat italiane.

debiaziRanieri-CT-Grecia

Mesazhi i De Biazit:

“Përshëndetje Klaudio, pashë ndeshjen dhe u gëzove sikur të ishte ekipi im. Lexova emocione në fytyrën tënde dhe goli i 1-3 ishte gjysmë jashtë loje. Të përqafoj”,-ka shkruar De Biazi.

Gazetat italiane kanë bërë edhe një krahasim mes surprizës së skuadrës së Ranierit në Premier Ligë dhe kualifikimit historik të Kombëtares shqiptare në finalet e “Euro 2016” që do të luhen në qershor në Francë.

“Edhe ne, si Lestëri, jemi ftuar papritur në tryezën e të pasurve”,-ka thënë trajneri i kuqezinjve.

Burim: Panorama Sport

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al