Zbulohen sinjale të mistershme nga një galaksi e largët. Astronomët në British Colombia, në Kanada, arritën të pikasin 13 radio-valë të shpejta nga thellësia e hapësirës, në 1.5 miliard vite dritë larg.

Sinjali i kapur nga teleskopi kanadez, ishte i një lloji përsëritës dhe tejet i pazakontë. Një ngjarje e ngjashme ka ndodhur vetëm një herë më parë, kur të tilla valë janë pikasur nga një tjetër teleskop.

Shkencëtarët pohojnë se zbulimi ofron mundësi për të kuptuar origjinën e sinjalit. Të kuptosh që një tjerë sinjal, do të thotë që mund të ketë shumë më shumë në krahun tjetër, shprehen astronomët.

Ekzistojnë një sërë teorish rreth valëve radio të shpejta. Mendohet se ato vijnë nga përplasja e dy yjeve apo fusha e fortë magnetike e ndonjë ylli. Ndërsa disa shkencëtarë më të guximshëm besojnë se këto valë përcjellin sinjale të ndonjë anije të botës aliene.