Klubi gjerman RB Leipzig ishte viktimë e valixhes së humbur të mërkurën, pasi arriti në Londër për përballje me Tottenhamin, bën të ditur “Daily Mail”.

Për këtë arsye klubi nuk kishte fanella të mjaftueshme të një lloji për t’u përballur me Tottenhamin në ndeshjen e të mërkurës mbrëma në 1/8 e finales të Ligës së Kampionëve.

Timo Werner, Lukas Klostermann dhe Christopher Nkunku ishin me fanella me logo njëngjyrëshe në të, ndërsa bashkëlojtarët e tjerë ishin me fanella me logo me ngjyra të plota.