I gjatë 1.3 kilomentër, i pajisur me ventilim, elektricitet dhe karroca për transportimin e drogës dhe mallrave kontrabandë mes Meksikës dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës, policia amerikane ka zbuluar tunelin rekord të grupeve kriminale të trafikut të drogës.

Tuneli fillon në Tijuana, të Meksikës rreth 100 metra në kufi, dhe përfundon në qytetin kalifornian të San Diego, SHBA.

Është tuneli më i gjatë i zbuluar ndonjëherë, dhe është ndërtuar në mënyrë të sofistikuar.

“Ky tunel përdoret nga kartelet e drogës dhe u zbulua pas shumë hetimesh”, deklaroi agjenti special John W. Callery i Drug Enforcement Administration (Dea).

Tuneli shtrihej rreth 25 metra nën tokë dhe është i lartë 170 cm dhe i gjerë 70 cm.