Wi-Fi pa pagesë është vështirë të gjeni, por ekzistojnë disa mënyra për të përfituar akses falas.

Ekzistojnë disa aplikacione të cilat tregojnë pikat e aksesit falas në zonën tuaj të banimit.

Me poshtë kemi renditur disa prej tyre:

Wi-Fi Free Spot

Kjo databazë përmban pika aksesi Wi-Fi në SHBA, Evropë, Australi, Kanada, Amerikën Qendrore dhe Jugore, Lindje të Mesme, Azi dhe Afrikë, njofton PCW.

Vendodhjet janë të ndara sipas shteteve, qyteteve dhe përmbajnë pika aksesi të librarive, hoteleve, restoranteve e shumë të tjera.

Wi-Fi Map

Nëse doni që të keni me vete një dazabazë, ekzistojnë disa aplikacione mobile që duhet ti keni në konsideratë.

Wi-Fi Map është një aplikacion falas në Android dhe iOS dhe përmban mese 100 milion pika aksesi në Amerikë, Evropë, Azi, Australi, Lindje të Mesme dhe Afrikë.

Aplikacioni jo vetëm që përmban fjalëkalimet e pikave të aksesit por edhe ju tregon vendodhjen e tyre.

Versioni pa pagesë ju tregon pikat e aksesi në distancë prej 4 kilometër.

Shkarkoni: WiFi Map për iOS | Android (Free)

WeFiPro

Dëshironi më shumë opsione kontrolloni WeFiPro i cili gjithashtu është i disponuehsëm për iOS dhe Android.

Përveçse ka një database të rrjeteve Wi-Fi, aplikacioni automatikisht lidhet me atë që konsideron si rrjetin më të shpejtë.

Shkarkoni: WeFiPro për iOS | Android (Free).