Nënkryetari i LRI-së, Klevi Pojana ka reaguar përmes një statusi në Facebook në lidhje me skandalin e publikuar nga Zëri i Amerikës ku tregohej qartë mënyra epunësimeve partiake me listë në administratën publike, Pojana është shprehur se njeriu që flet lart e poshtë për gjoja meritokraci e administrate publike jo politike është drejtuesi i sektit te punësimeve me listë!

Pojana ka vazhduar duke thënë se “Fundi yt Edi Rama është afër, dhe për fatin tënd të keq do të jetë një fund i tmerrshëm.”

Statusi i plotë:

Ja ky është shteti i Rilindjes!

Zëri i Amerikës e nxjerr të vërtetën në dritën e diellit se si njeriu që flet lart e poshtë për gjoja meritokraci e administrate publike jo politike është drejtuesi i sektit te punësimeve me listë!

Këto e shumë si këto janë arsyet pse shqiptarët po e braktisin vendin!

Fundi yt Edi Rama është afër, dhe për fatin tënd të keq do të jetë një fund i tmerrshëm!