Zgjedhje të parakohshme? Braimllari: LSI është e gatshme që nesër, por…

Deputeti i LSI-së Endrit Braimllari ka qenë i ftuar sot në ‘’Fax News” për të diskutuar në lidhje me pozicionin e LSI-së në opozitë dhe mbi mundësinë e zgjedhjeve të parakohshme.

Braimllari tha se do të jetë në koalicion me çdo opozitar që kërkon që të rrëzojë klikën kriminale që Edi Rama ka instaluar në drejtimin e vendit.

“LSI është e gatshme që nesër për të pasur zgjedhje të parakohshme, por zgjedhje me Edi Ramën kryeministër nuk do të ketë. Kjo klikë kriminale duhet të largohet njëherë e mirë nga vendi.

Sot kemi një klikë të korruptuar në pushtet, ku edhe projektligjet e këshillave bashkiakë projektohen në zyrat e oligarkëve. Ai i jep llogari vetëm oligarkëve, Edi Rama duhet të japë llogari fillimisht për krimin e organizuar, ky që ndërtoi policinë që duam, duhet të japë llogari për tre drejtues të policisë të cilët sot janë në arrati.

Ne jemi të gatshëm që të bashkëpunojmë me çdo opozitarë dhe këtë qëndrim e ka bërë të qartë dhe kryetarja e LSI-së, jemi të hapur të bashkëpunojmë me çdo njeri që ka focus interesin e vendit.

Rama është një njeri i papërgjegjshëm dhe jo serioz, largoi shqiptarët nga vendi, dhe i ka varfëruar ata në mënyrë që të mos kenë mundësi të ngrenë kokë. Fronti opozitar është i vendosur në largimin e Edi Ramës nga kjo qeveri”, u shpreh Braimllari

al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al