Zhvillohet për të nëntin vit radhazi kampingu i LRI-së në Jalë, Kërpaçi: Shkollë politike me të rinj aktivë dhe të angazhuar

lri jaleLëvizja Rinore për Integrim është duke organizuar për të nëntin vit radhazi kampingun në bregdetin e Jalës, në Vlorë, një aktivitet që është bërë traditë tashmë. Edhe këtë herë, mbi 1300 të rinj e të reja nga i gjithë vendi, kryesisht studentë e gjimnazistë, nga mosha 16 deri në 22 vjeç, të cilët janë anëtarë e simpatizantë të forumit rinor të Lëvizjes Socialiste për Integrim, janë bërë pjesë e këtij kampi disaditor, ku aktivitetet politike, kulturore dhe argëtuese do të jenë në fokus.

Në vigjilje të ceremonisë së hapjes së këtij aktiviteti kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim, Floida Kërpaçi, në një intervistë për gazetën “Integrimi”, është shprehur se ka vlerësuar punën që kanë bërë të rinjtë e LRI-së për organizimin e këtij kampingu dhe ruajtjen e kësaj tradite të jashtëzakonshme që është krijuar tashmë. Ajo u shpreh se LRI-a është energji e re dhe gjithmonë do të jetë kështu, që mund të guxojë dhe të eci më shpejt, për një vend që aspiron të jetë pjesë e BE-së. “Tashmë është bërë traditë e Lëvizjes Rinore për Integrim, pasi që prej vitit 2008, LRI organizon kampingun e Jalës, në Gjirin e Jalës. Sigurisht ne kemi shkuar për herë të parë aty, po themi ku shumë pak njerëz kishin shkelur në atë kohë Gjirin e Jalës.

Tashmë është bërë traditë në LRI, ku çdo vit ne jemi prezent në Jalë, me ekipet e LRI jo vetëm nga Tirana, por nga e gjithë Shqipëria, e gjithë LRI-a”, u shpreh kryetarja e Lëvizjes Rinore për Integrim. Znj. Kërpaçi ka deklaruar se “do të jemi në Jalë për të hartuar strategjitë tona për muajt në vazhdim, por mbi të gjitha për të krijuar të gjithë atë solidaritet, socializimin me njëri-tjetrin, por dhe për të qëndruar më shumë kohë me njëri-tjetrin, pasi pjesën më të madhe të kohës ne e kalojmë në terren, në takime, shumë pak kohë na mbetet për t’u mbledhur të gjithë së bashku.

Pra, të mblidhet e gjithë LRI e Shqipërisë së bashku dhe të organizojë një kamping të tillë”. Sigurisht është një risi e LRI, pasi nuk organizohet kampingu vetëm para fushatave elektorale, por ne jemi çdo vit atje për të hartuar strategjinë e punës sonë gjatë vitit që vjen, por edhe për të evidentuar elementë të rinj, të cilët merren me organizimin e strukturave. Ne jemi gjithmonë aktiv me organizime konkrete dhe në shërbim të interesave të rinisë shqiptare. Pra, edhe një herë e përsëris LRI nuk organizon kamping të tillë vetëm në një vit elektoral, pra kjo është tradita jonë dhe nuk ka lidhje me organizimin e fushatës.

Dhe është një risi që LRI e solli për herë të parë në forumet rinore politike dhe që vazhdon ta mbajë si një traditë shumë të rëndësishme mbi elementin më thelbësor të solidaritetit të njerëzve, socializimi, por mbi të gjitha dhe hartimit të strategjive në shërbim të rinisë”, tha ajo.

Burimi:(Integrimi.al/E C)

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al