Zinedine Zidane ka folur pas barazimit pa gola në “El Clasico”.

Në një deklaratë për mediat, trajneri i Real Madridit, dhe “vajtoi” mungesën e golit, mes rasteve të shumta që patën lojtarët e tij ndaj Barcelonës.

Trajneri francez beson se të tijtë merituan më shumë se një barazim në këtë transfertë delikate.

“Kemi luajtur në mënyrë serioze, mjaft të përqendruar për 90 minuta. Ishte një klasike e mirë, një lojë tërheqëse. Mungonin vetëm golat. Duhet të jemi të lumtur për ndeshjen, sepse kishim përballë një kundërshtar shumë të mirë.

Natyrisht, rezultati nuk na pëlqen shumë. Mund të kishim marrë diçka tjetër, por futbolli është i tillë.  Nëse ke shanse, duhet ta futësh topin në rrjetë. Kjo është ajo që nuk bëmë mirë, kemi shpërdoruar disa raste të favorshme”, tha fillimisht ai.

Gjithashtu Zidane foli edhe për Gareth Balen i cili sipas tij bëri një lojë të shkëlqyer.

BaleTë gjithë kanë qenë në lartësinë e duhur. Kohët e fundit, Bale nuk kishte luajtur shumë, por ndaj Barcelonës bëri një lojë të shkëlqyer. Po kështu Kroos dhe Fede, në pozicionin e tyre. Rafa dhe Sergio ishin të pakalueshëm. Të gjithë lojtarët e mi meritojnë përgëzime. Përpjekja e ekipit ishte e rëndësishme. Kur luan një ndeshje si kjo, në këtë stadium, meriton pak më shumë.

Goli i BaleAi tregoi se është një lojtar i rëndësishëm. Do të doja që t’i njihej goli, por Mendy ishte shumë pak “offside”. Polemikat për këtë gol? Arbitri dhe VAR vendosën ashtu, unë nuk mund të bëj asgjë. Tani ndeshja ka mbaruar. Sigurisht, nuk jam i lumtur për lojtarët, sepse ata merituan më shumë.