Një zjarr i madh ka përfshirë Qafën e Buallit në Bulqizë sipas të dhënave mësohet se janë djegur 2 hektarë me pisha.

Burimet thonë se flakët po përhapen me shpejtësi pasi favorizohen nga era.

Drejt vendngjarjes janë nisur zjarrfikëset e Bashkisë Klos dhe të Bulqizës.

Pavarësisht se zjarri ka rënë në territoret e Bashkisë Klos, në ndihmë kanë shkuar edhe zjarrfikësja e Bulqizës.