Zjarr në burgun e Shën Kollit: Gjendja po shkon drejt normalitetit, janë marrë të gjitha masat për mbajtjen nën kontroll të situatës

Drejtoria e Përgjithshme e Burgjeve njofton se pasditen e së shtunës në IEVP Lezhë rreth orës 15.33 ka shpërthyer një bombul gazi gjatë gatimit në ambjentet e paraburgimit. Në moment kanë ndërhyrë forcat e policisë për nxjerjen e të paraburgosurve. Nga zjarri i ndodhur ka humbur jetën një i paraburgosur, Flamur Sula i cili është gjetur i asfiksuar në banjon e dhomës. Po kryhen hetime nga prokuroria e Lezhës për zbardhjen e ngjarjes. Ndërkaq situata është qetësuar dhe po merren masa për normalizim në ambjentet e burgut, duke futur të paraburgosurit nëpër dhoma.

Ministri Manjani dhe autoritet e sistemit penitenciar po e ndjekin me vëmendje ngjarjen. Gjëndja momentalisht po shkon drejt normalitetit ndërsa janë marrë të gjitha masat në bashkëpunim me policinë e shtetit për mbajtjen nën kontroll të plotë të situatës.

Burimi:( integrimi.al / E.S )

Te shenuara si:
al}lsiLOGO_LRI_lgi
Selia Qëndrore

Rruga Sami Frashëri
Godina 20/10
Tiranë, Shqipëri

Zyra e Kordinatorëve

Tel: +355 4 2270 412
Tel: +355 4 2270 413

Zyra e Sekretariatit

Tel: +355 4 2258 665

Zyra e Shtypit LSI

Tel: +355 4 225 758

info@lsi.al, www.lsi.al