Siperfaqe të tëra me shkurre të djegura nga një zjarr i madh në Korçë. Zjarr sipas të dhënave të paraka rrezikuar disa banesa në një lagje periferike të qytetit.

Ka qenë në kohë ndërhyrja e sherbimit zjarrfikës që bëri të mundur izolimin e flakëve me përhapje të gjerë dhe shuarjen e vatrave të zjarrit.

Burime thanë se flakët u shfaqën dhe përhapën me shpejtësi te vendi i quajtur ‘Antenat’ në dalje të Korçës për në rrugën e Kolonjës.

Sakaq, në shuarjen e zjarrit janë angazhuar krahas mjeteve zjarrfikse edhe vetë banorët që janë vendosur në këtë lagje periferike të qytetit.

Nuk ka të dhëna për dëme të konisiderueshme si në sipërfaqen e gjelbër edhe më tej në shtëpitë e banorëve të zonës.