Një ngjarje e rëndë ka tronditur Brazilin. Dhjetë persona kanë humbur jetën, ndërsa tre të tjerë janë plagosur dhe njëri prej tyre është në gjëndje të rëndë. Është ky bilanci i parë i zjarrit që rreth orës pesë të mëngjesit shkatërroi qëndrën strëvitore të klubit brazilian Flamengo.

Zjarrëfikësit ndërhynë dhe shuan flakët në qëndrën, që përdoret edhe për grumbullimin e skuadrave të moshave. Identiteti i personave që kanë humbur jetëm nuk është bërë i ditur, por koloneli i skuadrës së zjarrëfikseve ka thënë për televizionin brazilian “TV Globo” se bëhet fjalë për të rinj nga mosha 14-17 vjeç. Në këtë mënyrë, dyshimet janë të mëdha që viktimat e kësaj tragjedie janë pikërisht lojtarë të rinj që ëndërronin të bënin karrierë në futboll me ngjyrat e një prej skuadrave më të famshme të Brazilit.