Një zjarr ka rënë në fshatin Baks të Velipojës paraditen e sotme, ndërsa flakët rrezikojnë të përhapen me shpejtësi për shkak të erërave të fuqishme.

Mësohet se forcat e zjarrëfikëses dhe punonjës të administratës ndodhen pranë zonave të mbrojtura në afërsi të vatrës së zjarrit, të cilat rrezikohen nga flakët.

Dyshohet që vatra e zjarrit te jetë e qëllimshme.