Përmasa të frikshme ka marrë zjarri i rënë gjatë ditës së sotme në Dibër.

Mësohet se flakët kanë hyrë në fshatin Vlashaj të Njësisë Administrative Lurë, para pak minutash. Nga informacionet paraprake, raportohet se zjarri rrezikon të djegë disa banesa.

Banorët kanë ngritur alarmin, pasi flakët po përhapen me shpejtësi të madhe me ndihmën e erës.

Bëhet me dije se vatrat e zjarrit janë aktive prej tre ditësh, ndërsa forcat zjarrfikëse e kanë të pamundur të ndërhyjnë për shkak të terrenit të vështirë.