• Tirana 12 °
  • Durres 12 °
  • Elbasan 12 °
  • Fier 14 °
  • Gjirokaster 18 °
  • Korce 6 °
  • Kruje 12 °
  • Kukes 6 °
  • Lezhe 14 °
  • Sarande 18 °
  • Shkoder 14 °
  • Vlore 15 °
  • Ulcinj 12 °
  • Pristine 11 °
C.Ronaldo po C.Ronaldo jo? Kjo është pikëpyetja më e madhe e Mauricio Sarrit në vigjilje të sfidës kundër Milan, në program këtë të diele. Ylli portugez u zëvendësua gjatë ndeshjes kundër Lokomotivë Moskës në Champions, një shqetësim në gju që mban pezull aktivizimin e tij në derbin e Italisë. Nuk është asgjë e rëndë, por ky shqetësim vë jo pak në siklet stafin drejtues, askush nuk dëshiron të rrezikoj me aktivizimin e tij por nga ana tjetër Juve humbet jo pak pa CR7 në fushë.
foto galeri foto galeri
Sarri mund të mos rrezikoj siç bëri në Champions por në këtë pikë mund të jetë vetë Ronaldo ai i cili do të vendos. E sigurt është se Ronaldo do të bëjë gjithçka për të qenë në fushë, në të kundërt, nëse nuk ia del, Sarri pritet të hedh në fushë dyshen Dybala-Higuain, të mbështetur nga Douglas Costa, autor i një super goli në Champions që i siguroi Juves 3 pikët. Në pritje për të mësuar nëse Ronaldo do të jetë në fushë kundër Milan, sulmuesi i Juves ka marrë ftesën e radhës nga përfaqësuesja portugeze për dy sfidat e fundit në “Euro2020”.