Zvicra ka vendosur të dhurojë mbi 11 miliardë franga që do të përdoren edhe për të ulur nivelin e varfërisë në botë.

Sipas Këshillit Federal, Zvicra duhet të ofrojë në disopozicion të vendeve të varfra në botë, plot 11.25 miliardë franga gjatë katër viteve të ardhshme.

Kjo është një shumë më e lartë se ajo  e periudhës aktuale (2017-2020). Shifra është 140 milionë franga më shumë sesa ajo që dhuroi për periudhën aktuale, ka deklaruar këshilli federal.

Këto para do të përdoren për ndihma humanitare, për promovimin e paqes dhe për projektet për të frenuar ndryshimin e klimës. Këshilli Federal dëshiron që t’i përdorë paratë për të ulur varfërinë globale.

“Zhvillimi i qëndrueshëm është “i domosdoshëm për një rend ndërkombëtar të qëndrueshëm dhe kështu edhe për interesin e Zvicrës”, thuhet në komunikatën e Qeverisë Federale.

Sa i përket numrit të vendeve me përparësi për t`u ndihmuar do të zvogëlohet nga 46 në 35. Nga dalja preken Bolivia, Haiti, Kuba, Nikaragua, Azerbajxhani dhe disa vende të tjera.