Redon Xhixha do të jetë futbollist i Laçit edhe për dy sezone të tjera.

Edhe pse kishte një kontratë deri në qershorin e vitit të ardhshëm, frika nga “kthetrat” e kundërshtarëve e ka detyruar presidencën kurbinase të lëviz, duke “blinduar” 20 vjeçarin.

Futbollisti i dalë nga akademia e skuadrës së Shkëndijës së Tiranës ka bërë mirë në 2 vite pjesë e bardhezinjve. 6 gola në 46 takime e kthyejnë Xhixhën në një futbollist premtues.