Kapiteni i Barcelonës, Lionel Messi ka arritur marrëveshje me kompaninë gjigante, Cirque du Soleil.

Messi e konfirmoi lajmin duke postuar një video në faqen e tij Instagram.

“Është e pabesueshme që Cirque du Soleil do të krijojë një shfaqje të bazuar në jetën time, pasionin tim, sportin tim”, tha Messi.

“Cirque du Soleil është një familje e preferuar e jona. Nuk kam asnjë dyshim se kjo shfaqje do të ju pëlqejë shumë njerëzve”, tha ai.

Filmi i Messit nga Cirque du Soleil do të publikohet në vitin 2019, por data ende nuk është vendosur.

Cirque du Soleil kishte më parë partneritet edhe me The Beatles dhe Michael Jackson, por superstari i Barcelonës dhe Argjentinës, Messi tani do të jetë në qendër të vëmendjes.