12 persona përfshirë edhe një polic kanë mbetur të vrarë, pasi një i armatosur ka hapur zjarr në një lokal nate në Kaliforni.

Ngjarja është regjistruar rreth orës 23:20 me orën vendase, ndërkohë që në lokal po organizohej një festë studentësh.

Sipas mediave të huaja, autori ka mbetur gjithashtu i vrarë brenda në lokal, teksa oficeri i zonës ka deklaruar se është ende shumë herët për të vërtetuar nëse autori ka vrarë veten apo është qëlluar nga dikush tjetër.

Dëshmitarët kanë treguar se autori ishte rreth të 20-tave, nga paraqitja ngjante si lindor, teksa kishte rroba të zeza dhe fytyrë gjysëm të mbuluar.