Tifozët e Juventusit nuk duhet të presin gjatë për të festuar atë që konsiderohet si transferimi më i bujshëm i viteve të fundit pas blerjes së Cristiano Ronaldo.

Në fakt është vetëm çështje orësh, që “Zonja e Vjetër” të zyrtarizojë Mathijs De Ligt.

Pas tratativave të gjata dhe të vështira palët kanë arritur marrëveshjen, me Ajax Amsterdam që është dorëzuar dhe ka vendosur të lerë të lirë kapitenin e tij për 75 milion euro.