Nga Nora Malaj
Ata janë prodhim i limituar …
(Refleksion)
Të dashur miq të FB , teksa fillojnë orët e karantinimit të plotë, deri të henën në ora pesë të mëngjesit , urdhër që duhet zbatuar nga të gjithë , për të fituar betejën me këtë Pantemi Botërore , mendja na shkon për ata që nuk janë bashke me ne në ketë vetizolim familjarë , dhe gjenden jashtë nesh … për prindërit tanë , që gjenden ndonjëri edhe vetëm dhe mund të ndodhë që të jenë dhe me probleme, pasi vet mosha e tyre nuk i favorizon në ketë vetkarantinim, po më shumë për ata , që kjo situatë mund t’i ketë zene dhe te vetmuar . Ajo që më beri të drithërohemi ishte lajmi qe dëgjova sot në TV Spanjë , ku thuhej se 60 për qind e te moshuarve që kanë qenë në shtëpitë e moshimit në Spanjë , kanë gjetur vdekje nga Covid-19 ndërsa po sot te Rai Tre, Bergamon e quajtën “ qyteti që mbeti pa gjyshër ?!
Ky ishte nje lajmë shumë drithërues, pasi me tehun e spatës së Codivit, duket që njerëzimit do të mbetet pa këtë shtresë të rëndësishme të historisë se të shkuarës , që jetonte në të tashme , me prezancën jo vetëm historike , po fizike të gjyshërve dhe kur ata ikim me vrapin e erës nga kjo botë,pa lamtumirën njerëzore, ata lene pas dhimbjen e madhe dhe njerëzimit nuk i ngelet gjë tjetër veçse t’i kujtoj “ in memoria” .
E në vlerësim dhe mirënjohje të vecantë me ketë brezë të artë , që e bënë njerëzimin të ketę vazhdim, jo fillim , do të sjellë për ju bisedën e gjyshit me nipin.
“Nje ditë teksa qëndronte me gjyshin e tij , në karantine , djali adoleshen e pyeti gjyshin :
O gjyshi ,si ke mundur te jetosh me pare…
– Pa teknologji
– Pa internet
– Pa kompjuter
– Pa drone
– Pa bitcoin
– Pa telefona celulare
– Pa Facebook
Gjyshi e pa me vemendje , i hodhi sytë rreth e qark dhe i përgjigjet duke e vështruar me vëmendje:
Po ja o bir , njesoj si jeton brezi juaj sot…
– Pa njerezillek
– Pa dinjitet
– Pa bashkepunim
– Pa turp
– Pa nder
– Pa respekt
– Pa personalitet
– Pa karakter
– Pa dashuri
– Pa modesti
Ne, qe ju sot na quani te “vjeter”, kemi qene te bekuar, prove per kete eshte jeta jone.
Ne biciklete nuk kemi perdorur kurre kaske.
Pas shkolles, i kemi bere detyrat vetem, dhe gjithmone kemi shkuar te luanim ne lendina deri ne perendim te diellit.
Kemi luajtur me miq te vertete, jo me miq ne internet.
Kur kishim etje, kemi pire uje burimi, jo uje ne shishe plastike.
Nuk jemi semurur kokurre kur pinim ne te njejten gote me shoket tane.
Nuk jemi shendoshur kurre kur hanim buke e fasule.
Nuk i ka ndodhur asgje kembeve tona edhe pse ecnim zbathur.
Nuk kemi perdorur kurre perberes kimik per te qene te shendetshem.
I kemi krijuar me duart tona lodrat me te cilat luanim.
Prinderit tane nuk ishin pasanike , por na kane dhene aq shume dashuri, dhe jo videolojra qe te rrinim urte.
Prinderit tane nuk divorcoheshin, ata i zgjidhnin gjerat me njeri- ke hhtjetrin. Dhe ne nuk ishim te detyruar te jetonim nje dite me mamin e nje dite me babin. Ne jetonim cdo dite bashke.
Vertet nuk kemi patur kurre telefona, DVD, Play Station, Xbox, videolojra, kompjuter personal, internet…por kemi patur shoke dhe miq te vertete.
Shkonim tek shtepia e shokut pa ftuar dhe shijonim buken e tij me vaj e me sheqer. Kushurinjte i kishin ngjiitur shtepite me njeria tjetren dhe ne shijuar kohen bashke dhe per t’iu gjendur njeri – tjetrin prane , ne cdo hall.
Vertet jemi ne foto bardhezi, por ne ato foto kemi kujtime plot ngjyra.
Jemi nje brez unik dhe i mirekuptueshem, sepse jemi i fundit qe ka degjuar prinderit… dhe jemi brezi i pare qe ka degjuar femijet e e tij.
Jemi nje prodhim i LIMITUAR! “
Teksa dëgjonte keto fjalë gjyshit iu mbushën sytë dhe nje lot i rrëshqiti faqeve . Nipi i hodhi dorën në sup dhe teksa i fshinte lotin i dhe nje përqafim dhe me nje puthje te zjarrtë i thotë:
Gjyshi jam me fat që të kam.. Ju jeni me te vertetë prodhim i Limituar , që nuk perseritet më…
Në memorie të gjithë gjyshęrve në botë të ikur tinëzisht nga tehu i shpatës së Covid – 19!
Qofshi të bekuar në Parajsë!
Të gjithë sot të lutemi dhe të kujdesemi për gjyshërit si prodhim i Limituar por dhe për femijet dhe veten, pasi Jeta duhet të triumfoj mbi Vdekjen!
#Se bashku do t’ia dalim#