Presidenti Ilir Meta ka përshëndetur sot 11-vjetorin e anëtarësimit të Shqipërisë në NATO. Bashkë me mesazhin në fjalë (lexo më poshtë) Presidenti ka publikuar dhe një video me momente me kryesore të rrugëtimit të Shqipërisë për tu bërë anëtare e NATO-së.

Në video shfaqen momentet kur u hodh ideja e procesit të Kartës së Adriatikut në takimin e vitit 2001 mes Ilir Metës si Kryeministër dhe Sekretarit Colin Powell, në Washington. Më pas, është momenti i nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, më 3 maj 2003 mes ministrave të jashtëm të asaj kohe, Ilir Meta, Tonino Picula i Kroacisë dhe Ilenka Mitreva e Maqedonisë së Veriut.

Në video shfaqet dhe vizita historike e Presidentit George Bush në Tiranë, më 10 qershor 2007 dhe konferenca me kryeministrin e saj kohe, Sali Berisha, si dhe momenti i anëtarësimit zyrtar të Shqipërisë në vitin 2009.

Mesazhi i plotë i Presidentit Ilir Meta në Facebook:

“Anëtarësimi i Shqipërisë në NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në historinë e shtetit dhe të kombit shqiptar.

Mirënjohje për të gjithë ata burra e gra, në politikë, por edhe në fushën ushtarake e të sigurisë, që udhëhoqën me vizion, punuan dhe realizuan këtë projekt transformues dhe integrues.

Një falënderim të veçantë për Presidentin e SHBA-ve, George W. Bush, i cili edhe me vizitën e tij të paharruar në Tiranë frymëzoi dhe mbështeti përpjekjet e përbashkëta për realizimin final të këtij qëllimi madhor.

Tashmë ky përvjetor bëhet edhe më kuptimplotë për shkak se 17 vite pas nënshkrimit të Kartës së Adriatikut, jo vetëm Shqipëria dhe Kroacia, por lumturisht edhe Maqedonia e Veriut, është anëtare e NATO-s.

🇦🇱 I Anëtarësimi i Shqipërisë në #NATO 11 vite më parë është një nga ngjarjet më të mëdha dhe më të rëndësishme në…

Publiée par Ilir Meta sur Samedi 4 avril 2020