Pjesë nga intervista e Monika Kryemadhit për News24.

Kryemadhi: Ndryshe nga herët e tjera, veprimi që bëri ditën e dielë ishte një veprim që i dha dënimin me vdekje Edi Ramës dhe të ardhmes politike të Erion Veliajt bashkë me grupin e tij. Varrosi në rrënojat e teatrit të gjithë imazhin prej vitesh të sponsorizuar, të paguar prej tyre, por ashtu siç tha dhe aktorja Juli, varrosi dhe frikën e qytetarëve të Tiranës. Kjo gjë është shumë e qartë, por ka një problem tjetër. Bashkangjitur me këtë veprim të zotit Rama, do të ketë edhe një listë ku do të shkojnë drejt drejtësisë së vërtetë shqiptare dhe jo kësaj drejtësisë që ka Edi Rama, do të përgjigjen përpara drejtësisë së shqiptarëve Edi Rama i pari, Erion Veliaj i dyti, të gjithë ata që kanë firmosur atë vendim të paligjshmëm, këshilltarë bashkie, drejtorë bashkie, Këshill Teknik dhe duke u shoqëruar me listën e famshme të gjithë ato policë që të veshur me uniforma thjesht për të mbuluar fytyrën e tyre, sepse kanë qenë policë të policive private të firmave të ndërtimit që do të ndërtojnë kullat, do ta kenë drejtpërsëdrejti dhe me përgjegjësi të parë.
Duke filluar që nga Altin Lila, shef i komisariatit numër 5, do t’i bashkangjitet listës pas Ramës, i cili dhunoi gazetarin Alfred Lela.
Rama nuk e ka problem të rrahurën, sepse ai ka rrahur të gjitha gratë e veta. Këto s’janë fare veprime normale të Policisë së Shtetit, janë veprime kriminale.
Kastriot Gjokutaj, komandant i Forcave Shqiponja të Tiranës, naziskinët e Policisë së Tiranës. Një sektor policie që është ngritur me anëtarë partie që në kohën e Saimir Tahirit, të cilët nuk kanë asnjë lloj ideje se si funksionon policia, por skenat që shikojnë në filmat hollivudianë i përdorin mbi trupat e fëmijëve të shqiptarëve.
Denisa Hima, police që dhunoi ish-deputeten Silva Caka. Të gjithë kështu me radhë, kemi filluar identifikimin e të gjithë policëve dhe policeve që kanë ushtruar dhunë mbi qytetarët. Nuk ka turp më të madh për të gjithë Komunitetin Mysliman, se sa një burrë të prekë me dorë në muajin e Ramazanit një grua të mbuluar me shami. Kjo është policia e Edi Ramës dhe ky është respekti i tij për besimin dhe për qytetarët e vet.
Përsa i përket dhunës, meqenëse nuk ka dhunë, edhe ne do ta trajtojmë Edi Ramën njëlloj siç i ka trajtuar ai qytetarët e tij. Se kur do ta trajtojmë ta shikojmë pastaj se si ka qenë, siç ndodh në Amerikë, në Europë apo kur dhunon popullin tënd.