Kryetarja e LSI  Monika Kryemadhi vizitë në një familje në Cakran

Edhe 62 ditë n a kanë ngelur nga dita e zgjedhjeve, ne zonën e Fierit dhe gjithë qarkun Fierit e shikojmë si një  zonë e cila meriton shumë më shumë se çka marrë dhe për shumë arsye edhe shumë studentë që janë nga zona e Fierit janë studentët më të mirë por asnjëri prej tyre nuk e kthen më kokën pas. Për shkak të mungesës së punësimit. Për shkak të mungesës së infrastrukturës, ambientit për ta zhvilluar. Janë dhe shumë  të rinj dhe të reja të cilët largohen dhe nuk kthehen më. Disa ikin në emigracion. Disa ikin në qytetet të tjera sepse e shohin të pamundur. Por kur sheh këtë parajsë të mrekullueshme qoftë në bujqësi, qoftë në pasuritë e veta nëntokësore që ka është me të vërtetë shumë keq dhe mendojmë që së bashku me Kejdin por edhe me Benin që do të jetë dhe Beni kandidat në listën për deputet ne duhet të krijojmë një hapësirë komplet ndryshe për të gjithë qytetarët. Dhe Kejdi është si gocë e shtëpisë këtu por mendoj që duhet rikthyer besimi i njerëzve tek politika. Mos ta shikojmë politikën si një moment që vjen ditën e zgjedhjeve iu merr votën dhe largohet por ta shikojnë politikën si investim te fëmijët e tyre te e ardhmja.

Unë vij për herë të parë në Cakran dhe gjithmonë kur e kemi diskutuar me Kejdin, ka një lloj debulesë për zonën e Cakranit ndoshta për shkak dhe të lidhjeve të saj familjare por dhe për shkak se Cakrani ka qenë gjithmonë një nga Njësitë Administrative që e ka mbështetur LSI dhe kjo ka të bëjë me karakterin njerëzor por dhe me atë çfarë ka përfaqësuar LSI. Sepse LSI e ka mbajtur fjalën dhe do vazhdojë ta mbajë fjalën por unë mendoj që tashmë jo vetëm  Cakrani por i gjithë Fieri duhet të identifikohet me djemtë dhe vajzat e vetë në mënyrë të tillë që ta çojmë përpara dhe ekonominë edhe zhvillimin e industrisë edhe bujqësinë.  Ne kemi qenë dhe në Frakull një nga problemet është shitja e prodhimeve. Garancia që ne duhet ti japim njerëzve për shitjen e prodhimit dhe subvencionin që duhet të bëjmë në bujqësi. Nga ana tjetër krijimi i hapësirave për të rinjtë dhe për të rejat. Kur po vinim rrugës pamë qendrën shëndetësore dhe në fasadë shumë e bukur por nuk e dimë ka mjek a nuk ka mjek. A ju përgjigjen apo jo. Vetëm në Cakran ishin 1200 shtëpi pa llogaritur të gjithë njësinë administrative. Që është afër dhe krijon mundësi të komunikimit me Fierin por ndërkohë flitet dhe për shumë zona të tjera të cilat ne duhet të rikthejmë vëmendjen te to. Infrastrukturë, dritat, ujin, arsimin. Vaji i ullirit është një nga prodhimet që është më të kërkuar në tregun ndërkombëtar por mungesa e infrastrukturës ose dhe e ofrimit të tregut apo dhe organizimit që duhet të bëjmë mungon. Një nga pikat kryesore që dhe ne e kemi pjesë jo vetëm të programit por dhe obligim tonin sepse në fund të ditës njerëzit në Shqipëri do punojnë, do prodhojnë dhe do konsumojnë. Por dhe do eksportojmë, gjë që është shumë e rëndësishme. Njerëzit duhet të jetojnë në Shqipëri, të punojnë në Shqipëri dhe të ndërtojnë në Shqipëri sepse vendi ynë i ka shanset dhe mundësitë pafund. Dhe turp më të madh se Kryeministri që thotë le të ikin shqiptarët sepse paguhen më mirë kur ndërkohë shqiptarët mund të jetojnë në Shqipëri, në shtëpitë e tyre, në tokën e tyre dhe të paguhen edhe dy herë edhe tre herë më shumë se në Gjermani. Sepse një fermer këtu në Cakran për vajin e ullirit, me tokën që ka, me ullishtet që ka, e ka probabilitetin shumë të madh për fituar 10-fishin e asaj që punon  në Gjermani apo që punon në Maltë e kudo tjetër. Dhe unë them që vetëm një vullnet politik dhe dëshira e mirë, mjafton të duash njerëzit e tu, të duash popullin tënd dhe ia krijon mundësinë njerëzve për të ardhur dhe për të punuar dhe jetuar në Shqipëri.