Anëtari i Kryesisë së LSI-së, Klevi Pojana ka reaguar me anë të një postimi në Facebook pas takimit me një grup aktivistësh në Njësinë 8. Të pranishëm në takim ishin dhe nënkryetari i LSI Petrit Vasili dhe kryetari i LSI njësia 8 Erjon Xhafa.

Pojana shkruan se vazhdon me energji proçesi i zgjedhjeve në organizata dhe përgatitja për 25 Prillin, ditën e fitores së madhe.

Postimi i plotë:

Qëllimi është një dhe i vetëm, ti rikthejmë shqiptarëve shpresën 🇦🇱

Ndryshimi nuk duhet dhe nuk do të jetë sipërfaqësor, por një gur themeli për të ndërtuar një shtet dinjitoz, me drejtësi të pavarur, me punësim të mirëpaguar, me arsim cilësor, me ekonomi të zhvilluar dhe me një sistem efikas shëndetësor.

Me nënkryetarin e LSI Petrit Vasili dhe kryetarin e LSI njësia 8 Erjon Xhafa zhvilluam sot një takim tek Selvia, zonën më emblematike të Tiranës me një grup aktivistësh.

Vazhdon me energji proçesi i zgjedhjeve në organizata dhe përgatitja për 25 Prillin, ditën e fitores së madhe.

Suksese Luçit, Andit dhe Krisës 💪 angazhimi juaj është burim force!