Qeveria pakistaneze njoftoi të martën se së paku 21 persona kanë vdekur dhe 17 të tjerë janë lënduar pasi një ortek e goditi një fshat në rajonin e Kashmirit.

Autoritetet e kanë nisur operacionin e kërkimit për dhjetë persona të zhdukur nga orteku që ndodhi në një zonë malore të hënën në mbrëmje, tha zëdhënësi Azad Kashmir.

Merret vesh se orteku i ka shkatërruar disa shtëpi, ndërsa reshjet e mëdha të borës dhe shiut e kanë vështirësuar punën e ekipeve të shpëtimit.

Ndërkohë një televizion lokal raportoi se 36 persona kanë vdekur dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar për shkak të reshjeve të shiut, ortekët dhe rrëshqitjet e dheut në pjesë të ndryshme të Pakistanit brenda katër ditëve.

Rreth 15 të vdekur janë raportuar vetëm në provincën Balochistan, ku rrëshqitjet e dheut dhe reshjet e mëdha të borës i kanë bllokuar disa autostrada.

Shteti e angazhoi edhe ushtrinë për t’i zhbllokuar banorët lokalë dhe turistët në këtë provincë, shkruan “Anadolu”.