Nga Edmond Panariti

Jo vetëm ekonomia por edhe demokracia ka falimentuar, kur je tre herë më i varfër se më të varfërit e Evropës!

Çfarë na thotë Raporti Rajonal Ekonomik i Bankës Botërore mbi nivelet e varfërisë te vëndet e Ballkanit Perëndimor në kohën e pandemisë Covid 19 ?
Ku renditemi ne?
Ky raport e nxjerr Shqipërinë, rreth tre herë më të varfër se mesatarja e varfërisë së rajonit.. (shih grafikun)
Dhe të mos harrojmë se bëhet fjalë për një rajon si Ballkani Perëndimor që është më i varfëri dhe më i pa integruari i Evropës.
Dhe megjithatë edhe brënda tij, jemi rreth tre herë më keq se të tjerët!
Pra thënë më shkoqur, varfëria te ne nuk është më Evropiane por Afrikane.
Po të tilla janë arratia e njerëzve , braktisja e vëndit , kërkesat për azil.. Të niveleve Afrikane.

E njëjta vlen edhe për demokracinë dhe institucionet e saj.
Të shndërruar tashmë në një Autokraci shtypëse !
Sepse nuk ka dhe nuk mund të ketë demokraci në varfëri!

Prandaj filozofi i lashtësisë, Aristoteli shkruante se :
“Tiranët, janë gjithnjë të interesuar që ta mbajnë popullin e tyre të varfër, në mënyrë që ai të mos jetë në gjëndje të ngrejë krye,ngaqë është i fundosur nga hallet dhe dertet. E kështu, të mos i shkojë mëndja dhe të ketë kohë që të rebelohet” !