Në 12 prill të vitit 1961, kozmonauti Yuri Gagarin bëri historinë duke u ngjitur në kapsulën e “Vostok 1”, që e çoi drejt hapësirës ku kreu orbitën rreth planetit dhe më pas u kthye sërish në tokë.

Ishte hera e parë që bëhej i mundur fluturimi i njeriut në hapësirë, dhe Rusia fitoi ‘luftën’ me SHBA-në për fluturimin e parë hapësinor.

Ky ishte fluturimi i parë dhe i vetëm i kozmonautit që bëri historinë, pasi ai nuk do të ishte në bord në asnjë nga fluturimet pasardhëse.

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së me anë të rezolutës së 7 prillit 2011, e shpalli datën e 12 prill Ditën Botërore të Fluturimit të njeriut në hapësirë, për të festuar çdo vit këtë datë të rëndësishme për njerëzimin.