Një aksident i rëndë ka ndodhur në qytetin e Elbasanit, ku një makinë tip “Golf” ka përplasur një kalimtare.

Aksidenti ndodhi pak minuta më parë  në unazën e qytetit, ndërsa fatkeqësisht ka humbur jetën një vajzë 20 vjeçare.

Policia ndodhet në vendngjarje dhe po heton për të zbardhur rrethanat në të cilat ndodhi aksidenti.