Një aksident ka ndodhur mëngjesin e sotëm tek mbikalimi i Shkozetit në Durrës.

Mësohet se janë përplasur dy makina dhe si pasojë janë plagosur dy persona.

Sakaq, bëhet me dije se dy të plagosurit janë dërguar me urgjencë drejt spitalit të Durrës.

Ndërkohë policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit.