Aksident me pasojë vdekje në aksin Elbasan-Peqin. Një makinë tip BMW, e drejtuar nga një 43-vjeçar me iniciale E.S ka përplasur për vdekje një 64-vjeçare.

“Në aksin rrugor Elbasan- Peqin, në fshatin Përparim,Peqin, shtetasi E.S., 43 vjeç, banues në Durrës, duke drejtuar mjetin tip “BMV”, ka përplasur këmbësoren shtetasen Xh.B., 64 vjeçe, banues në Librazhd, dhe për pasojë ka ndēruar jetë” njoftoi policia.

Drejtuesi i mjetit është shoqëruar në Komisariatin e Policisë Elbasan, për veprime të mëtejshme procedurale.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e shkakut të aksidentit.