Fatkeqësisht ka ndërruar jetë edhe pjesëtari i katërt i familjes shqiptare që u përfshi në aksident mobilistik në autostradën e Meersburg në Gjermani.

Nuk bëhet e ditur nëse ka ndërruar jetë nëna 35 vjeçare që ishte në gjendje të rëndë në koma, apo vajza 11 vjeëare gjithshtu ishte në gjendje të rëndë.

Më herët në vendgjarje ndërruan jetë babai i familjes 35 vjeç së bashku me dy djemtë 12 dhe 18 vjeç.

Familja mësohet se po ktheheshin nga Kosova për në  Zvicër, pasi kishin mbaruar pushimet në vendlindje.

Lajmi ka shokuar të gjithë opinionin publik, teksa këtë javë numri i viktimave të shtetasve kosovarë në Gjermani ka arritur shifrën e 6 personave.