Nga Ana Gjidiaj

“Sistem i qeverisjes që buron nga populli, funksionon me popullin dhe për popullin”.Kështu e perkufizoi Abraham Lincoln demokracinë ne vitet 1800.E sot 200 vite më vonë në anën tjetër të globit,ne Shqipërinë tonë te ashtuquajtur demokratike,këtë term e perkufizojmë:”Sistem qeverisjeje që vidhet nga pakica,funksionon me pakicën dhe për pakicën”.Një turp i madh se si Kushtetuta ,ligji themelor i një shteti,po cënohet në menyrë abuzive dhe akoma më turp qe dhe në këto momente,rinisë së sotme vazhdon akoma t’i mungojnë të njëjta të drejta per të cilat luftuan prindërit tanë 30 vite më parë.

Demokracia po vdes e bashkë me të edhe ëndrrat tona,e ardhmja jonë,liria jonë.E nëse do vazhdojmë të heshtim nuk ka më kthim pas.Erdhi koha të çlirohemi nga zinxhirët e frikës.Çdokush e ka një arsye për të protestuar.Edhe ti gjimnazist që meriton një sistem arsimor më të mirë.Edhe ti student që pedagogët të zhvatin për një notë kaluese.Edhe ti qe krijove biznesin tënd me mund e sakrifica e tani po detyrohesh ta mbyllësh për shkak të taksave.Edhe ti nënë që përcjell femijën deri tek pragu i derës së shtëpisë me dorë në zemër sepse nuk janë të sigurt .Edhe ti baba që punon e lodhesh aq shumë, për një pagë minimale.Edhe ti gjysh qe ke mbi supe 50 vite punë,e sot shpërblehesh nga shteti me nje pension qesharak.Edhe ti fermer qe mungesa e subvencioneve dhe cmimet e ulta te frutave e perimeve po të falimentojnë.Edhe ti minator që kërkon kushtet minimale të sigurisë në punë.Edhe ti qytetar qe kalon çdo ditë në rrugët e qytetit tënd i frustruar nga padrejtsitë që po të bëhën ty dhe familjes tënde.

Asnjë diktator nuk është me i fuqishëm se të gjithë ne bashkë dhe asnjë diktator nuk mund të na pengojë që me 2 mars të jemi me vullnetin tonë të plotë ne Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”.T’ikthejmë demokracisë vlerën e saj të vërtetë!Me 2 mars VENDOS POPULLI!
#PërKushtetutën
#PërShqipërinë 🇦🇱