Katër persona kanë përfunduar në pranga nga policia italiane, pasi akuzohen për trafikim të lëndëve narkotike.

Policia ka arrestuar tre të rinj shqiptarë, përkatësisht 22 vjeç, 24 vjeç dhe 21 vjeç dhe një shtetas zvicerian 26 vjeç me banim në Itali. Këta persona dyshohet se kanë marrë pjesë në trafikim të lëndës narkotike, shkruajnë mediat italiane.

Arrestimi i tyre u arrit pas hetimeve të policisë në javët e fundit. Policia italiane sekuestroi qindra gramë kokainë, si dhe disa mijëra franga. Ata do të akuzohen gjithashtu edhe për veprën penale të pastrimit të parave të drogës.