Një 50-vjeçar  shqiptar në kërkim ndërkombëtar ka rënë në prangat e policisë në Francë dhe së shpejti do të ekstradohet drejt Shqipërisë.

50-vjeçari Tom Kaçi është dënuar nga Gjykata e Apelit Shkodër  me 5 vite burgim për veprën penale në fushën e narkotikëve.

Ai së bashku me një person tjetër, në zona të thella të Mirditës kultivonin lëndë narkotike të llojit cannabis sativa dhe më pas kryenin transportimin e saj me mjete, në drejtim të zonave urbane të Mirditës.

Në kuadër të procedimit penal të regjistruar që në vitin 2013, u bë i mundur dokumentimi me prova ligjore i aktivitetit të paligjshëm në fushën e kultivimit dhe trafikimit të narkotikëve.

50-vjeçari Kaçi ka qenë person me precedent të mëparshëm penal