Sipas BBC, disa pemë në Australi po prodhojnë toksina, që kur bien në kontakt me lëkurën e njerëzve kanë një ngjashmëri të madhe me efektin që krijon pickimi nga merimanga apo akrepi.

Disa gjetje, të botuara në revistën Science Advances, vijnë nga studiuesit e Universitet të Queensland.

Ata, në një mbikqyrjeje rutinë, u thumbuan nga gjethet e pemëve të tilla dhe ndjenë një djegie të fortë.

Kjo gjë i nxiti ekspertët të hapnin një studim mbi këtë fenomen.

Sipas shkencëtarëve, dhimbja që të shkakton kontakti me gjethe të tilla ikën gradualisht, pasi të lë një plagë të ngjashme me atë të një përplasjeje me një derë makine, dhimbje që mund të zgjasë me ditë ose javë.

Ata, pohojnë se disa gjethe janë të gjera në formë vezake ose zemre të mbuluara me qime si gjilpëra dhe kryesisht gjenden në pyjet e shiut në zonat veri-lindore të Queensland.

Deri vonë, shkencëtarët, nuk ishin në gjendje të kuptonin se cilat molekula brenda bimës shkaktonin një dhimbje kaq të fortë.

“Duke kuptuar se si funksionon kjo toksinë, ne shpresojmë që të sigurojmë trajtim më të mirë për ata që janë prekur nga bima, për të lehtësuar ose eleminuar dhimbjen,” tha Prof Vetter.

Autorët e raportit, e quajtën llojin e sapo zbuluar të neurotoksinës “gympietides”.