Një avion i ushtrisë serbe u rrëzua sot në oborrin e një banese në afërsi të Loznicës, në fshatin Brasina.

Aksidenti u regjistrua rreth orës 9.10 të mëngjesit.

Në një deklaratë, Ministria e Mbrojtjes e Serbisë njofton se avioni është një “Mig-21”.

Në vendngjarje kanë shkuar grupet e kërkim-shpëtimit të Forcave Ajrore. Një pilot është konfirmuar i vdekur, ndërsa po punohet për gjetjen e pilotit tjetër.

I plagosur nga kjo ngjarje ka mbetur edhe pronari i shtëpisë ku ka rënë avioni, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.