Banorët pa strehë në Bubq, por nuk e lënë duarbosh Bebe Rexhën! Ja çfarë i dhuruan
15:17 | 02 Dhjetor 2019
Këngëtarja me famë botërore Bebe Rexha ka mbërritur në Shqipëri për të qenë pranë familjeve të prekura nga tërmeti i 26 nëntorit.
Fshati i parë që ka vizituar është Bubqi, ku u takua dhe me banorët e zonës.
Shumë prej tyre kalojnë natën në çadra, prandaj Bebe ka vendosur që të ndërtojë dy shtëpi për dy familje.
Pavarësisht se janë në qiell të hapur, banorët nuk e kanë lënë duarbosh këngëtaren e famshme. Ata i kanë dhuruar një varëse në formë trekëndëshi, ndërsa një grua i dha dy portokalle.
Edhe Bebe Rexha kishte menduar për të gjithë fëmijët duke marrë një valixhe plot me çokollata, të cilat ia shpërndau fëmijëve në Bubq.