Bëjnë për spital 40-vjeçarin në Durrës, kapet një nga autorët
15:10 | 20 Nëntor 2019
Një person ka përfunduar në spital pasi u rrah me grushte nga dy tërinj.
Bëhet fjalë për një sherr të ndodhur midis 3 personave nga Durrësi, ku njëri prej autorëve është arrestuar në flagrancë, ndërsa tjetri është në kërkim.
Në pranga ra A. R., 31 vjeç, ndërsa po punohet për kapjen e shtetasit Z. M., 29 vjeç.
Këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë goditur me grushta shtetasin A. M., 40 vjeç, banues në Durrës, i cili ndodhet në spital nën kujdesin e mjekëve.
Materialet i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Durrës, për veprën penale “Plagosja e rëndë me dashje, e kryer në bashkëpunim”.