Protestat në Bjellorusi nuk kanë të ndalur, me demostruesit që kërkojnë përmbysjen e sistemit të Presidentit Lukashenko.

Ndërkohë vetë Lukashenko ditën e sotme është takuar me presidentin rus Putin në qytetin e Soçit.

Sipas Kremlinit, Rusia ka rënë dakord t’i japë Bjellorusisë një hua prej 1.5 miliardë dollarësh, ndërsa presidenti bjellorus kërkoi mbështetje që qeveria e tij të mos përmbysej nga protestat që mbledhin me qindra mijëra njerëz në shesh.

Por protestat në Bjellorusi po shtypen me dhunë, ndërkohë që shefja e Këshillit të OKB-së për të Drejtat e Njeriut ka bërë thirrje që akuzat mbi Lukashenko duhet të hetohen.